Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë në rrugën “Faik Konica”. Katër punëtorë ranë nga skela e një pallati të cilën po e rikonstruktonin.
Dy prej tyre u dërguan me urgjencë në spital. Bëhet fjalë për shtetasit Genti Bardhi, 44 vjeç dhe Euglidios Lika, 34 vjeç.
Ata janë paraqitur me trauma të rënda në spital, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë dy punëtorët e tjerë mbetën të bllokuar poshtë skelës. Pak momente më parë është nxjerrë trupi i pajetë i njëri prej tyre.
Mësohet se edhe punëtori i dytë ka ndërruar jetë. Pak minuta më parë u bë e mundur ehe nxjerrja e trupit të viktimës së dytë.