Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Pogradec. Një i moshuar ka tentuar të vrasë me granatë dy vëllezër, pasi është konfliktuar për motive banale.
Shtetasi R. F., 72m vjeç është arrestuar në flagrancë nga policia. Ai është banues në fshatin Dradhas të Pogradecit.
Njoftimi i Policisë:
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dardhas, pas një konflikti për motive të dobëta, i moshuari ka tentuar të vrasë shtetasit B.F., 42 vjeç dhe D.F., 40 vjeç (vëllezër), banues në Dardhas, duke hedhur në drejtim të tyre një granatë. Si pasojë e shpërthimit të granatës njëri prej vëllezërve, shtetasi D.F., ka pësuar një dëmtim të lehtë.
Nga veprimet e para të grupit hetimor ka rezultuar se autori për shkak se nuk lejonte të kalonte fadroma për të hapur rrugën, me pretendimin se i cënohej prona e tij, është konfliktuar me dy vëllezërit e disa banorë të tjerë dhe gjatë konfliktit, ky shtetas ka hedhur granatën në drejtim të dy vëllezërve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, si edhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.