Sëmundja “Ethet e Minjve” ka mbërritur dhe në vendin tonë. Sipas “Report Tv”, deri tani janë paraqitur 2 raste në QSUT, ku një person ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për një 32 vjeçar nga Erseka, i cili nuk ka mundur t’i bëjë ballë kësaj sëmundje.
Shefja e Shërbimit të Infektivit në QSUT, Najada Çomo, ëshët shprehur se “ethet e minjve” ose siç quhet në gjuhën mjekësore, ethe hemoragjike, shkaktohet nga brejtësi i kuq dhe transmetohet përmes ushqimit.
Sipas Çomos, mosha më e rrezikuar nga kjo sëmundje janë të rinjtë nga 18-40 vjeç.
Kjo sëmundje përhapet me së shumti në zona malore, ku ka dhe brejtës të egër. Simptomat dalluese janë temperaturë e lartë, ethe e dhimbje muskujsh.
Kjo sëmundje prek dhe organet jetike, ndaj ka dhe vdekshmëri të lartë. Nxehtesia dhe thatësira janë ato që e nxitin këtë semundje.