Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, është paraqitur sot në SPAK, ku ka dhënë dëshminë e tij për hetimet që po kryhen ndaj Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.
Kosta, i cili është pronar i ndërtesës SKY Tower, shpjegoi se një zyrë e Ajola Xoxës ndodhet në këtë ndërtesë, por nuk mundi të jepte detaje mbi hetimet.
“Nuk mund të flas. Çështja është nën hetim,” ka deklaruar Kosta.