Skip to content
Politikë

Dosja “Veliaj”/ Çfarë tha Vladimir Kosta pas dëshmisë në SPAK

· 1 min lexim

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, është paraqitur sot në SPAK, ku ka dhënë dëshminë e tij për hetimet që po kryhen ndaj Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.

Kosta, i cili është pronar i ndërtesës SKY Tower, shpjegoi se një zyrë e Ajola Xoxës ndodhet në këtë ndërtesë, por nuk mundi të jepte detaje mbi hetimet.

“Nuk mund të flas. Çështja është nën hetim,” ka deklaruar Kosta.