Operacioni policor “Plazh i lirë” ka vazhduar edhe ditën e sotme në Durrës e Himarë. Policia bën me dije se në Durrës janë liruar rreth 1000 m2 plazh. Po ashtu janë sekuestruar 270 shezlongë e çadra.
Dy shtetas janë proceduar penalisht. Ata janë pronarë të subjekteve që kishin zaptuar në mënyrë të paligjshme hapësirën publike.
Ndërsa në jug të vendit janë liruar 1000 m2 plazh publik, në të cilën janë sekuestruar 200 komplete me shezlongë e çadra si dhe janë proceduar penalisht nga Policia e Himarës tre shtetas, pronarë të subjekteve për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pushtimi i tokës”.
Njoftimi i Policisë:
Himarë-DurrësVijon operacioni “Plazh i lirë” për lirimin e plazheve publike.
Lirohen rreth 1000 m2 plazh publik në Himarë, i zaptuar në mënyrë të paligjshme.
• Sekuestrohen rreth 200 kompleteve shezlongë e çadra.
Procedohen penalisht nga Policia e Himarës 3 shtetas, pronarë të subjekteve për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pushtimi i tokës”.
Lirohen në Durrës rreth 1000 m2 plazh. Sekuestrohen rreth 270 komplete shezlongë e çadra.
Procedohen penalisht nga Policia e Durrësit 2 shtetas , pronarë të subjekteve.
Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Policia e Himarës në bashkëpunim me Policinë e Sarandës pas kontrolleve të ushtruara në plazhin e quajtur “Krorës” në Shën Vasil, Himarë, ka konstatuar 3 subjekte tregtare, të cilat zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme.
Policia ka sekuestruar rreth 200 komplete shezlongë dhe çadra, të cilat shfrytëzoheshin nga ana e secilit pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia Himarë. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka proceduar penalisht 3 pronarët e këtyre subjekteve: A.L., N.V., dhe A.D.
Operacioni ka vijuar edhe në Durrës, ku Policia në bashkëpunim me task- forcën e ngritur nga prefekti i qarkut në bashkëpunim me Policinë bashkiake në zonën e Katundit të Ri, në pjesën e plazhit, ka liruar rreth 1000 m2 plazh, i zaptuar në mënyrë të paligjshme nga dy pronarë subjektesh, si dhe ka sekuestruar rreth 270 komplete shezlogë e çadra.
Në përfundim të veprimeve Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës , proceduan penalisht shtetasit D.D. e SH.P., për veprat penale “Pushtimi i tokës ” dhe “Fshehja e të ardhurave“.