Ditën e sotme mësohet se regjisori Gjergj Xhuvani ka humbur jetën në një spital në Romë.
Bashkëshorti i aktores Luiza Xhuvani ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeç pas një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh.
Për gjendjen e të atit ishte në dijeni edhe i biri, Konstandini. Ky i fundit ndodhet në burgun e Fushë-Krujës pasi është dënuar për një vrasje të katërfishtë.
Disa ditë më parë, Konstandini së bashku me të burgosur të tjerë, i dërgoi një letër Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt, ku edhe i kërkonte që të mos i largonin nga burgu i Fushë-Krujës.
Ishte menduar se të burgosurit do të transferoheshin në burgun e Peqinit ose në atë të Korçës. Kjo gjë solli edhe revoltimin e të dënuarve.
“Duke qenë se transferimi jonë në Peqin dhe Korçë do të krijonte një distancë të madhe me familjarët dhe rrethin tonë shoqëror, një ngarkesë më të madhe ekonomike dhe një shkëputje nga programet trajnuese të organizatave jo-fitimprurëse, transferimi jonë do të binte në kundërshti të plotë me interesat e shoqërisë për riedukimin dhe rehabilitimin tonë”, shkruhej në letrën e të burgosurve.
Në vitin 2014, Konstandin Xhuvani u dënua me 35 vjet burg . Xhuvani vrau me armë në nëntor të këtij viti, 4 persona në një lokal nate.
Shtetasit që mbetën të pajetë janë Enea Xhaja, Edison Jaho, italianin Gimapaolo Azzolo si dhe shokun e tij Arbër Demiraj.
Ende nuk dihet nëse Kostandin Xhuvanit do t’i jepet leje për të dalë nga burgu ditën e varrimit të të atit, Gjergjit.