Ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori Gjergj Xhuvani

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme mësohet se regjisori Gjergj Xhuvani ka humbur jetën në një spital në Romë.

Bashkëshorti i aktores Luiza Xhuvani ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeç pas një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh.

I njohur për krijimtarinë e tij kinematografike, këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’.

Xhuvani ka qenë autori i disa nga filmave më të suksesshëm pas viteve 1990.

Shpërndaje
Share.

Komento