Skip to content
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Përrenjas-Librazhd/ Humb jetën një grua

· 1 min lexim

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Përrenjas-Librazhd, në vendin e quajtur Pishkash.

Rreth orës 00:10, një automjet tip Benz, i drejtuar nga 34-vjeçari Zef Sinani, është përplasur me një kamion me targa të Shkupit, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar vdekjen e një gruaje, identiteti i së cilës ende nuk është bërë publik, si dhe plagosjen e rëndë të drejtuesit të makinës, Zef Sinani. I

plagosuri është transportuar fillimisht në Spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Elbasanit.

Sipas të dhënave paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë në një kthesë të fortë, por autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat e ngjarjes.