Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak ndaj dy kompanive më të mëdha të telefonisë celulare në vend, Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA, për dyshime mbi kufizimin e konkurrencës dhe abuzimin me çmimet. Ky hetim do të shtrihet në periudhën 1 janar 2022 – 31 dhjetor 2024.
Vendimi u mor pas ankesave të shumta të qytetarëve mbi rritjen e çmimeve të paketave me parapagesë nga Vodafone dhe One Albania gjatë vitit 2024.
Pas monitorimeve, u konstatua se sjellja e këtyre kompanive mund të përbëjë shkelje të konkurrencës, sipas neneve 4 dhe 9 të Ligjit nr. 9121, datë 27.03.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Në mbledhjen e 29 janarit 2025, Komisioni i Konkurrencës miratoi Vendimin nr. 1156, duke nisur zyrtarisht hetimin. Autoriteti ka vënë në shënjestër tregun e telefonisë celulare, duke theksuar se fokusi kryesor është mbrojtja e konkurrencës dhe interesave të konsumatorëve shqiptarë.
Pavarësisht këtij hapi, ky hetim vjen shumë vonë. Prej kohësh, Vodafone Albania dhe One Albania kanë abuzuar me çmimet dhe kanë mashtruar dhjetra qytetarë me oferta dhe tarifa të rritura në mënyrë të njëanshme.
Përveç kostove të larta, cilësia e shërbimit mbetet skandaloze, mbulimi i rrjetit është i dobët, ndërprerjet janë të shpeshta dhe shërbimi ndaj klientit është i papërgjegjshëm.
Kjo situatë është një shenjë e qartë se këto dy kompani kanë si prioritet vetëm përfitimin dhe jo ofrimin e një shërbimi cilësor për qytetarët.
Kjo vonesë tregon qartazi mungesën e efikasitetit të këtij institucioni dhe këta dy operatorë që kanë prioritet fitimet dhe jo ofrimin e një shërbimi cilësor.
Në krye të këtij institucioni qëndron Denar Biba, i cili fle gjumë dhe paguhet për detyrën që nuk ushtron.
Pavarësisht pagave të majme që vazhdon të përfitojë, qytetarët vazhdojnë të vuajnë nga shërbimet e dobëta dhe papërgjegjshmëria institucionale.
Ky hetim është thjesht një lojë, sepse Biba dhe institucioni që drejton janë vegla të oligarkëve dhe qeverisë, të cilët përfitojnë nga kjo situatë dhe nuk ndëshkojnë asnjëherë.