Pas tensioneve në Kuvend, kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali, ka rinisur seancën për disa minuta vetëm për të njoftuar shtyrjen e saj për të hënën.
Ajo deklaroi se vendimi u mor për shkak të marrjes së kartave të deputetëve në mënyrë të paarsyeshme dhe për shkak të akteve të përsëritura të dhunës.
Spiropali u shpreh se shpreson që të hënën deputetët e opozitës të vijnë me “mend të reja” dhe që Kuvendi t’i kthehet normalitetit, votimit dhe diskutimeve.
“Kartat e deputetëvë janë marrë në mënyrë të paarsyeshme dhe për shkak të akteve të dhunës të përseritura dhe te tjera problemeve kjo senace do të shtyhet për të hënë në orën 10. Uroj që të hënë në 10 të vini me mendn të reja dhe ti kthehemi normalitetit, votimit dhe diskutimit. Shihemi të henën në orën 10.” tha Spiropali.