Skip to content
Kryesore

I afërmi i deputetit të PS në burg, akuzohet për planifikimin e vrasjes së Bamit

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Elvis Ndrecën, djalin e xhaxhait të deputetit socialist Eduard Ndreca.

Ai u arrestua dy ditë më parë nga policia e Lezhës, pasi akuzohet nga SPAK për “Sigurimin e kushteve për të kryer vrasje” ndaj Durim Bamit.

Sipas dosjes hetimore, Ndreca u kap duke komunikuar përmes aplikacionit Sky ECC me Samuel Ndokën dhe ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka.

Po ashtu, ai ka pasur biseda me kushëririn e tij, Armando Ndreca, në lidhje me kultivimin e kanabisit në zonën e Kashnjetit.

Në kuadër të të njëjtit operacion, u arrestuan edhe Armando Ndreca dhe ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Henrigert Mitri.

Operacioni “Revanshi”, i ndërmarrë në maj 2024, çoi fillimisht në prangosjen e 20 personave, 14 prej të cilëve në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit – 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.

Më 31 janar, SPAK njoftoi se ka përfunduar hetimet dhe ka nisur komunikimin e akuzave për anëtarët e 7 grupeve kriminale të goditura në këtë operacion.