Skip to content
Bota

Makina hyn në turmën e protestuesve në Gjermani, 15 të plagosur

· 1 min lexim

Një makinë u përplas me një grup njerëzish në Mynih, duke lënë disa të plagosur.

Policia konfirmoi se një operacion i madh është duke u zhvilluar në zonën e Dachauer Strasse, pranë stacionit qendror të trenit.

Shoferi u ndalua në vendngjarje dhe nuk paraqet rrezik.

Sipas gazetës Bild, 15 persona janë plagosur, ndërsa incidenti ka ndodhur pranë një tubimi të sindikatës Verdi, sipas mediave lokale.