Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, gjatë fjalës së tij në Kuvend sot, theksoi se viti 2025 ka nisur me një numër të lartë vrasjesh, duke i renditur një nga një viktimat.
Megjithatë, ai bëri një gabim kur ngatërroi emrin e biznesmenit Bujar Nasufi, duke e lexuar si Fadil Nasufi, emër i një deputeti të Partisë Socialiste.
Pas një reaksioni të menjëhershëm nga të pranishmit në Kuvend, të cilët filluan të qeshin, Dogjani e korrigjoi gabimin.
Po ashtu, ai ngatërroi edhe emrin e viktimës Lulzim Vishës, i vrarë në Kamëz më 24 janar, duke e lexuar si Lulzim Basha.
“2025 ka nisur me vrasje. Në 7 janar u vra Ramazan Mataj, në 12 janar u biznesmeni Fadil Nasufi te pallati me shigjeta dhe autorët dogjën motorin…më fal, më fal, u vra Bujar Nasufi. Nuk të gjen gjë Fadil (i drejtohet deputetit të PS, Fadil Nasufi). Fadil do të zgjatet jeta më shumë. Në 24 janar vritet në Kamëz Lulzim Basha…Lulzim Visha. Këtë e bëra për humor, por nuk është humor”, tha Dogjani.