Seanca në GJKKO për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe 6 biznesmenët ka rinisur rreth orës 13:30.
Fillimisht, seanca nisi në orën 08:30, por u shty për shkak të kërkesës së avokatëve për kohë shtesë për të njohur dosjen.
Veliaj u arrestua më 10 shkurt në zyrën e Bashkisë si i dyshuar për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Gjithashtu, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është lënë në masën e sigurimit “arrest shtëpie”.
Sipas SPAK, hetimi ka zbuluar se Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë krijuar një mekanizëm të paligjshëm për të përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.