Biznesmeni Fatmir Bektashi ka mbërritur në GJKKO për të verifikuar masën “detyrim paraqitjeje” të caktuar ndaj tij në çështjen e Erion Veliajt.
Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe është i pandehur gjithashtu në dosjen e aferës “Partizani”.
Sot, Gjykata e Posaçme do të zhvillojë seancën verifikuese ndaj Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim dhe pastrim parash.