Skip to content
Kryesore

GJKKO vendos masa sigurie për 5 biznesmenët pas arrestimit të Veliajt

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme për Krime të Rënda ka vendosur masa sigurie për disa individë të lidhur me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Përveç masës “arrest me burg” për Veliajn, GJKKO ka dhënë gjithashtu masa të tjera, duke përfshirë “detyrim paraqitje” për pesë biznesmenë,  Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Gjithashtu, është vendosur masa “arrest shtëpie” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.

Ky vendim vjen pas një hetimi të gjatë nga SPAK për pasurinë e kryebashkiakut.