Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku përditësohen rezultatet e numërimit të votave, ka hasur sërish probleme teknike.
Sipas njoftimeve, faqa shfaq mesazhe si “Duke u procesuar të dhënat…” dhe “Nuk ka shënime të procesuara”.
Deri tani, janë numëruar 90% e votave, sipas të dhënave të KQZ-së. Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.00% (311,907 vota), e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.37% (170,198 vota), dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.57% (133,693 vota). Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë marrë 7.56% (57,539 vota), ndërsa Lista Serbe ka siguruar 3.98% (30,273 vota). Koalicioni për Familje ka grumbulluar 2.30% të votave, që janë gjithsej 17,505 vota.