Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka publikuar statistika të reja në orën 06:04, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.29% të votave.
Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.83%, ndërsa në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.75%.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zë vendin e katërt me 7.68%, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 3.96% të votave.
Këto rezultate janë paraprake dhe nuk përfshijnë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.
KQZ ka bërë të ditur se procesi i mbledhjes së të dhënave po kryhet manualisht nga të gjitha vendvotimet, për shkak të një mosfunksionimi në aplikacionin elektronik.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka theksuar se ky problem teknik nuk ndikon në vërtetësinë e rezultateve, pasi të dhënat janë të dokumentuara në formularët zyrtarë.