Skip to content
Kryesore

Punonjësi humbi jetën pasi ra nga lartësia, arrestohet pronari i banesës

· 1 min lexim

Një 66-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme pas një rënie nga lartësia.

Policia e Tiranës njofton se viktima ishte duke punuar në soletën e një banese, kur ra nga kati i katërt.

Në lidhje me ngjarjen, është arrestuar pronari i banesës ku 66-vjeçari po punonte.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 58 vjeç, pasi në banesën e tij ka humbur jetën shtetasi B. K., 67 vjeç, i cili duke punuar ka rënë nga lartësia” thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.