Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Hamza, votoi në Mitrovicën e Jugut në orën 09:30, duke ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
“I lus të gjithë qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë këtë të drejtë demokratike, për të zgjedhur qeverinë për katër vitet e ardhshme. Sovrani vendos, qytetarët votojnë. Për mua, çdo rezultat që votojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, është i pranueshëm. Jam optimist, ka qenë një fushatë e gjatë”, tha Hamza.
Kjo thirrje për të dalë në votime u përsërit edhe nga kandidatët e tjerë për kryeministër, Albin Kurti, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.