Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Nathalie Loiseau, njoftoi se 104 vëzhgues janë angazhuar në terren për të monitoruar procesin zgjedhor në Kosovë.
“Duam të sigurohemi që të gjithë votuesit mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre”, tha ajo.
Loiseau theksoi se është ende herët për të dhënë një vlerësim për procesin zgjedhor dhe paralajmëroi një konferencë për media të martën.