Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Mondi Topalli, i dyshuar si autor i vendosjes së tritolit pranë një lokali në Fushë Krujë.
Ngjarja ka ndodhur më 31 janar, dhe autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e 41-vjeçarit.
Njoftimi:
Zbardhet autorësia e dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së një lokali në Fushë Krujë, kryer më datë 31.01.2025.
Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 41-vjeçarit, i identifikuar si autor i rastit.
Procedohet penalisht babai i këtij shtetasi, pasi nga kontrolli në banesë, iu gjetën 1 armë gjahu dhe municion luftarak që mbaheshin pa leje.
Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së lokalit të shtetasit B. T., në Fushë Krujë, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 31 janar 2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar të rastit, shtetasin M. T., 41 vjeç.