Skip to content
Kryesore

SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Himarës

· 1 min lexim

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për çështjen e dytë ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

Organet e akuzës kanë paraqitur kërkesën në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  për kalimin e dosjes në gjykim për Goro, Vasillaq Strakoshën dhe Jerisimo Bashin.

Pas shortit elektronik të hedhur këtë të enjte, gjyqtarja Etleva Deda është caktuar për shqyrtimin e kërkesës së SPAK.

Sa i përket çështjes së parë, më 10 shkurt, në orën 13:00, pritet të lexohen konkluzionet nga SPAK, pasi në seancën e kaluar, Jorgo Goro kërkoi gjykim me procedurën e shkurtuar.

Po ashtu, edhe ish-zyrtarët Vezir Gjikoka dhe Jerisimo Bashko kërkuan të gjykoheshin me këtë procedurë, ndërsa për Bilbil Aliajn, GJKKO ka vendosur ndarjen e çështjes, pasi ai ka kërkuar gjykim të zakonshëm.

Jorgo Goro u arrestua në mars 2024, pas një kallëzimi të bërë nga Fredi Beleri.