Seanca gjyqësore për dosjen “5D” është shtyrë, pasi Prokuroria ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me parashtrimet dhe kërkesat e paraqitura nga avokatët.
Seanca e radhës për fraksionin e dytë të dosjes është caktuar për datën 18 shkurt, në orën 12:00.
Ish-drejtorët e bashkisë, Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato, janë të pandehur për këtë dosje dhe kanë kërkuar të gjykohen me procedurë të shkurtuar.
Po ashtu, edhe pesë të pandehur të tjerë, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muhamellari, kanë bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar.
Më 2 korrik 2024, SPAK ka komunikuar akuzat për “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” ndaj Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i është komunikuar akuza për “shkelje të barazisë në tendera”.
Ish-drejtorët janë lënë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë janë lënë nën masën “detyrim paraqitje”. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila është përfshirë në disa tendera të fituara nga bashkia.
Hetimet kanë zbuluar se kompania ka marrë pjesë në 11 procedura tenderimi gjatë periudhës 2016-2022, nën emrat e ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas Construction”.