Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në rrugën “Ali Visha”.
Dy persona, Agim Karafili 51 vjeç dhe Agron Karafili 57 vjeç, janë plagosur nga Shpëtim Hyseni, autori i ngjarjes, i cili është arrestuar nga policia.
Sipas informacionit të siguruar, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta dhe banale.
Policia ka arritur të kapë autorin, ndërsa të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Aktualisht, forcat e rendit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:50, në rrugën “Ali Visha” pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. H., rreth 51 vjeç ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasit A. K., 51 vjeç dhe A. K., 57 vjeç(vëllëzer), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Nr. 1, autorin e dyshuar shtetasin Sh. H, për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.