Zonat malore të Bashkisë Shkodër janë prekur nga moti i keq, i shoqëruar me reshje bore dhe rrëshqitje dherash e gurësh.
Rruga Theth-Ndërlysaj është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh, që ka bllokuar gjithashtu kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj.
Aksi Bogë-Theth është i kalueshëm dhe mbahet nën vëzhgim nga firmat kontraktuese.