Policia e Tiranës ka realizuar operacionin “Foreign Escort” dhe ka arrestuar 37-vjeçarin turk Isa Yaman, i dyshuar për rekrutimin e shtetasve të huaj për prostitucion.
Ai dyshohet se ka shfrytëzuar shtetase nga Kina dhe Kazakistani, të cilat i promovonte online dhe organizonte klientë për prostitucion.
Aktiviteti zhvillohej në një ambient të marrë me qira.
Gjatë operacionit, u sekuestruan para, celularë dhe karta krediti, ndërkohë që u proceduan penalisht edhe 9 shtetase të huaja për ushtrim prostitucioni.