Skip to content
Kryesore

Arrestohet turku, nën akuzën për rekrutimin e shtetaseve të huaja në prostitucion

· 1 min lexim

Policia e Tiranës ka realizuar operacionin “Foreign Escort” dhe ka arrestuar 37-vjeçarin turk Isa Yaman, i dyshuar për rekrutimin e shtetasve të huaj për prostitucion.

Ai dyshohet se ka shfrytëzuar shtetase nga Kina dhe Kazakistani, të cilat i promovonte online dhe organizonte klientë për prostitucion.

Aktiviteti zhvillohej në një ambient të marrë me qira.

Gjatë operacionit, u sekuestruan para, celularë dhe karta krediti, ndërkohë që u proceduan penalisht edhe 9 shtetase të huaja për ushtrim prostitucioni.