Shteti grek është goditur sërish nga një tërmet mbrëmjen e kaluar. Lëkundjet janë ndierë rreth orës 23:12.
Sipas Institutit Europian të Sizmiologjisë, tërmeti ka rënë në Grevena të Greqisë. Tërmeti ka qenë 3.6 ballë i shkallës Rihter dhe mësohet se ka qenë vetëm 206 kilometra larg Tiranës.
Autoritetet përkatëse nuk kanë njoftuar për dëme apo të lënduar.
Kujtojmë këtu se ditën e djeshme një tërmet 6 ballë ra në Turqi, ku mbetën të plagosur shumë njerëz dhe pati shumë dëme materiale.