Operacioni policor i koduar “Crackman” për goditjen e shitjes së lëndëve narkotike ka finalizuar me sukses nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.
Gjatë veprimeve hetimore, u kap në flagrancë shtetasi Florenc Banushi, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili po transportonte kokainë në automjetin e tij me qëllim shitjen në doza.
Pas kontrollit të automjetit dhe personit, u sekuestrua sasia e kokainës, automjeti dhe telefoni celular i tij.
Banushi u arrestua dhe materialet u dërguan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.