Skip to content
Politikë

Sot shqyrtohet ankimi i SPAK për masën ndaj Berishës

· 1 min lexim

Ditën e sotme, në orën 10:00, do të zhvillohet seanca gjyqësore ku do të diskutohet mbi kërkesën e SPAK për rikthimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gjyqtari Engert Pllumbi do të shqyrtojë ankimin e bërë nga SPAK, ndërsa pritet një vendim që mund të ndikojë ndjeshëm zhvillimet politike në vend.