Rakip Suli u betua ditën e sotme si kryetari i Bashkisë së Kamzës, duke zënë vendin e demokratit Xhelal Mziu.
Bashkia e Kamzës është drejtuar për 12 vite me radhë nga Mziu i cili ende nuk ka pranuar të lirojë zyrën.
Rakip Suli, i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla dhe Ervin Bushati, ka bërë betimin në ambientet e brendshme të shkollës “Ibrahim Rugova”, pasi Xhelal Mziu ndodhet ende në zyrë.
Në fjalën e tij, Rakip Suli falenderoi votuesit, të cilët sipas tij pavarësisht presioneve shkuan në kutitë e votimit.
“Në mënyrë të veçantë për PS dhe Ramën që më dha mundësinë që të jem kryetar i Kamzës. Jam mirënjohës për skuadrën e 30 qershorit, u arrit që të hapet një faqe e re për Kamzën. Nga sot interesi i qytetarëve të Kamzës, mbrohet nga ne. Qytetarëve të Kamëz deri tani janë shtuar hallet dhe jo zgjidhur. Një rrjedhë historie e mbrapsht që nuk ka sjellë as zhvillim dhe as mirëqenie për qytetarët e Kazmës”, tha Suli.