Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka qëndruar mbi 5 orë në SPAK, ku u mor në pyetje për dosjet nën hetim dhe hetimin pasuror që po kryhet ndaj tij dhe familjarëve të tij.
Pas seancës, ai nuk pranoi të jepte deklarata për mediat, duke thënë se do të shpjegonte gjithçka në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Veliaj u pyet gjithashtu për disa qarkullime financiare të dyshimta nga Bashkia e Tiranës, në drejtim të familjarëve të tij. Ai arriti në SPAK rreth orës 9 të mëngjesit.