Për të dytën herë, SPAK ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme pushimin e çështjes penale ndaj Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, i dënuar për trafikimin e 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri.
Çekaj, 73 vjeç, dyshohej për trafik droge pasi në kompaninë e tij u sekuestrua drogë, por SPAK nuk ka gjetur prova që e lidhin atë me aktivitetin kriminal.
Vendimi mbi kërkesën e SPAK pritet të shpallet më 27 dhjetor.