Autorët e atentatit të djeshëm në Vlorë janë ende të paidentifikuar dhe të lirë. Dyshohet se kanë qenë tre persona, përfshirë një shofer dhe dy qitës, të cilët qëlluan me breshëri rreth 30 herë nga një makinë tip KIA me targa italiane të vjedhura.
Pas sulmit, ata janë larguar në drejtim të fshatit Panaja, ku kanë djegur automjetin që përdorën. Brenda tij u gjetën dy armë zjarri tip kallashnikov dhe dy krehër fishekë. Policia ka realizuar kontrolle në disa banesa për të zbuluar autorët.
Në lidhje me incidentin, është identifikuar dhe qytetari i plagosur, 35-vjeçari Armand Spahiu, shitës ambulant fruta-perimesh, i cili mori një plumb në këmbë si pasojë e breshërisë së plumbave.
30-vjeçari Kevin Hajrulla, i cili u qëllua më shumë herë, u transportua në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë, me plagë të shumta në trup.