Edhe këtë të mërkurë, pensionistët janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar, duke kërkuar vendosjen e minimumit jetik dhe rritjen e pensioneve.
Kjo është protesta e shtatë e tyre përballë Kryeministrisë, ku kërkesat përfshijnë pensione dinjitoze dhe një minimum jetik të përballueshëm.
Ata e kanë cilësuar bonusin e qeverisë si një tallje, që nuk zgjidh problemet e urisë dhe pasigurisë për të moshuarit.