Një video e zëvendëskryeministrit italian Matteo Salvini në një festë në plazh është publikuar në rrjetet sociale.
Ai po bën rolin e DJ dhe shihet duke u argëtuar mes të rinjve që kanë shpirtin e festës.
Video është bërë ditët e fundit dhe ka qarkulluar me shpejtësi në internet. Të shumtë janë personat që e kanë mbështetur, por edhe që e kanë kritikuar Salvinin.
Mesa duket Salvini nuk e ka vrarë mendjen për komentet negative, pasi ky nuk është as rasti i vetëm për të cilin kritikohet ai. Në mes të festës, Salvini është duke u argëtuar edhe me vajzat bukuroshe të veshura me bikini.
Zëvendëskryeministri e ka shijuar në maksimum festën, në të cilën është ftuar nga një grup të rinjsh, në qytetin turistik të Ravenës.