Skip to content
Kryesore

Operacioni “Reagimi”/ Arrestohet 26-vjeçari për vjedhje automjeti

· 1 min lexim

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Reagimi”, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar nga Erseka, i cili vodhi një automjet në lagjen nr. 13 të qytetit.

Falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve intensive hetimore, automjeti i vjedhur u lokalizua dhe u sekuestrua si provë materiale.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku automjeti ishte në pronësi të një shtetasi me inicialet E.F.

Pas hetimeve, është arrestuar i dyshuari me inicialet P.H., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Policisë Plazh.

Materialet hetimore janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për procedura të mëtejshme ligjore.