Skip to content
Kryesore

“Sterilizimi”/ SPAK kërkon ndarjen e çështjes, Beqaj të gjykohet veçmas

· 1 min lexim

Seanca për çështjen e “Sterilizimit” u shty për më 29 dhjetor, ku pritet vendimi për kërkesat e ndërmjetme dhe gjykimin paraprak.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kërkoi heqjen e masës së ndalimit për të dalë jashtë vendit, duke deklaruar

“Meqë ia hoqe Berishës, ma hiq edhe mua”. Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë.

Ndërkohë, tetë të pandehur kërkuan gjykim të shkurtuar. Prokuroria e Posaçme (SPAK) propozoi ndarjen e çështjes, duke sugjeruar që Beqaj të gjykohet veçmas nga të akuzuarit e tjerë.

Seanca e radhës do të përcaktojë qëndrimin për këto kërkesa.