Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e shtunë në Itali. Një 16-vjeçar shqiptar humbi jetën, pasi u aksidentua për vdekje nga një nga makinë.
Të tjera detaje kanë dalë ditën e sotme nga aksidenti fatal i ndodhur ditën e shtunë, ku humbi jetën 16-vjeçari James Veismaili.
Ky i fundit ishte duke ecur në rrugë, kur u përplas nga një grua që po drejtonte mjetin që ka përplasur të miturin.
Dëshmitarët e ngjarjes kanë treguar se drejtuesja e mjetit kishte tentuar që ta shmangte aksidentin, por nuk kishte mundur. Mësohet se i riu që ndërroi jetë, kishte shkuar tek e motra e tij për dy javë pushime.
Ndërsa policia italiane, ka bërë me dije se drejtuesja e mjetit pasi ka përplasur 16-vjeçarin shqiptar, ishte përplasur edhe me një mjet të parkuar në anë të rrugës.
Mësohet se 40-vjeçarja vuante shpeshherë nga krizat e panikut dhe ishte shoqëruar në spital në gjendje të rëndë psikologjike.
Në vitin 2012, drejtuesja e mjetit kishte përplasur një tjetër këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen.
Për këtë arsye asaj i ishte hequr patenta për një vit. E ndërsa, ditën e shtunë shtetasja italiane përplasi për vdekje 16-vjeçarin shqiptar.