Takimi i Komunitetit Politik Europian do të zhvillohet në Tiranë më 16 maj të 2025.
Mësohet se ky takim është një nismë e presidentit të Francës Emmanuel Macron, i cili do të mbahet 5 ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
Takimi i Komitetit Politik Europian do të mbledhë liderët e vendeve europiane, duke ofruar një mundësi të rëndësishme për Shqipërinë në rrugën e integrimit dhe forcimin e institucioneve demokratike.
Gjithashtu, ky takim do të shërbejë si platformë për diskutimin e të ardhmes së rajonit dhe për thellimin e bashkëpunimit me shtetet e tjera të Komunitetit Politik Europian.
Katër ditë më parë presidenti Begaj dekretoi datën 11 maj 2025 për zgjedhjet parlamentare. Në argumentimin e tij për këtë datë, ai theksoi se, institucioni i presidencës ka marrë dakordësinë nga ndërkombëtarët që takimi i Komunitetit Politik Evropian të mbahet pas 11 majit.