Skip to content
Bota

Tentuan të kalonin drogë nga Spanja në Francë, në pranga dy shqiptarët

· 1 min lexim

Dy shqiptarë janë arrestuar në Francë, pasi u kapën me rreth 17 kg kokainë në automjetin që transportonin nga Spanja.

Doganierët e Cierp-Gaud kryen sekuestrimin, duke kontrolluar mjetin në jug të Haute-Garonne, pranë qytetit Saléchan, vetëm 20 km larg kufirit me Spanjën.

Gjatë kontrollit, u gjetën disa pako me një total prej 16.7 kg kokainë.