Është identifikuar shtetasi shqiptar që vrau gruan në Greqi dhe e mbajti trupin e saj 7 ditë në papafingon e shtëpisë.
Mediat greke raportojnë se 39-vjeçari quhet Kastriot Cenko.
Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar në Athinë dhe pasditen e sotme ai ka lajmëruar policinë.
39-vjeçari ka deklaruar se e ka vrarë duke e qëlluar me grushte dhe me çekiç, për shkak të xhelozisë, ndërsa fëmijet ishin në shkollë.
Gjatë gjithë këtyre ditëve, fëmijët lëviznin nëpër shtëpi pa e ditur se trupi i nënës ndodhej i fshehur aty.