Skip to content
Politikë

Gonxhe kalon në Tiranë, kush pritet të caktohet drejtues politik në Dibër

· 1 min lexim

Blendi Klosi është emëruar drejtuesi i ri politik i qarkut të Dibrës në radhët e Partisë Socialiste, pas vakancës që u krijua nga kalimi i Blendi Gonxhës në Tiranë.

Klosi, një figurë e rëndësishme brenda Partisë Socialiste, do të ketë përgjegjësinë për menaxhimin e fushatës elektorale në këtë qark, ndërsa Gonxha do të fokusohet në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Ky ndryshim është pjesë e riorganizimit të Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Më parë, Klosi ka drejtuar fushatën e socialistëve në qarkun e Vlorës dhe aktualisht mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.