Kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro ka shkuar ditën e sotme në SPAK.
Mësohet se Duro është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi është akuzohet për shpërdorim detyre.
Eduard Duro, kryebashkiaku socialist i Devollit, rrezikon të humbë mandatin pasi Prokuroria e Posaçme e ka marrë atë si të pandehur për “Shpërdorim të detyrës” lidhur me licencimin e një objekti të ndërtuar pa leje në territorin e bashkisë që ai drejton.
Duro është njohur ditët e fundit me vendimin e SPAK për ngritjen e akuzës dhe për ta bërë atë të pandehur. Ai akuzohet se ka dhënë licencën për një karburant, ndërkohë që godina ishte ndërtuar pa leje.
Çështja është gati për t’u dërguar për gjykim, ndaj kryebashkiaku socialist i Devollit ka marrë tashmë statusin i pandehur.
Duro i bashkohet një liste të gjatë të zyrtarëve të lartë socialistë, përfshirë ministra, ish-ministra, deputetë dhe kryebashkiakë që janë hetuar nga SPAK për shkelje të lidhura me shpërdorimin e detyrës.