Sipas SPAK, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupin kriminal të Suel Çelës.
Ky bashkëpunim përfshinte shpërblimin me shuma monetare të paligjshme për të publikuar artikuj dhe video që manipulonin informacionin dhe keqinformonin opinionin publik në favor të grupit kriminal.
SPAK ka theksuar se veprimet e gazetarëve kishin për qëllim të manipulojnë perceptimin publik dhe të dëmtonin rivalët e grupit të Suel Çelës, duke i paraqitur ata si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara me politikën.