Një automjet që po lëvizte me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal të ujërave të zeza.
Aksidenti ndodhi në autostradën Durrës-Tiranë, pasi drejtuesi i automjetit tip “Seat” humbi kontrollin.
Zjarrfikësit ndërhynë për të shpëtuar tre pasagjerët që kishin mbetur të bllokuar brenda mjetit.
Sipas autoriteteve, të tre të plagosurit, identitetet e të cilëve nuk janë bërë ende publike, kanë marrë lëndime të lehta dhe po trajtohen në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.