Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, plagosen tre persona

Një automjet që po lëvizte me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal të ujërave të zeza.
Aksidenti ndodhi në autostradën Durrës-Tiranë, pasi drejtuesi i automjetit tip “Seat” humbi kontrollin.
Zjarrfikësit ndërhynë për të shpëtuar tre pasagjerët që kishin mbetur të bllokuar brenda mjetit.
Sipas autoriteteve, të tre të plagosurit, identitetet e të cilëve nuk janë bërë ende publike, kanë marrë lëndime të lehta dhe po trajtohen në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.