Ditët e fundit, Greqia është përfshirë nga një “valë tërmetesh” të njëpasnjëshme.
Mësohet se paraditen e sotme një tjetër tërmet ka rënë në Greqi. Epiqendra mësohet se ka qenë deti Jon dhe se tërmeti ka qenë 4.5 ballë.
Lëkundjet e tërmetit u ndienë në Athinë, Patra, Zakynthos dhe Lithaka. Sipas Institutit Sizmiologjik, thellësia e tërmetit ishte 15 km.
Ndërsa vetëm 4 minuta më vonë u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 3 ballë.
Mësohet se nga tërmetet pati vetëm dëme materiale dhe për fat të mirë asnjë person të lënduar.